Kampionati Kombëtar i Kategorisë së Tretë, këtë sezon pritet të jetë edhe më interesant sesa ai i sezonit të kaluar. Kjo, për faktin se tashmë, KF Shiroka, e cila ashtu si edhe sezonin e kaluar edhe në këtë të sivjetmim 2025-206, konsiderohet pretendentja kryesore të kalimin në të Dytën, pritet të ketë një rivalitet dhe konkurencë të fortë me Vllazninë B, debutuese në këtë sezon, si dhe KF Shkodra-Olimpic Shkodra FC që do të operojnë së bashku në kampionat.
Dy të parat, Shiroka dhe Vllaznia ka kohë që janë zyrtarizuar si pjesëmarrës në kampionat dhe vijojnë përgatitjet serioze prej rreth dy muajsh, ndërkohë, KF Shkodra-Olimpic Shkodra FC, një gjë të tillë e kanë konfirmuar pasditen e sotme. Për këtë drejtuesit e KF Shkodra, në krye të të cilit është presidenti Agim Cani, kanë publikuar një njoftim zyrtar ku bëjnë të ditur hollësira rreth çështjes në fjalë.
NJOFTIM ZYRTAR – KF.Shkodra
KF.Shkodra ka pranuar kërkesën e Olimpic Shkodra FC për të marrë pjesë në Kategorinë e Tretë, për sezonin futbollistik 2025-2026, nën logon e KF.Shkodra.
Formimi i ekipit do të përbëhet nga:
Lojtarë të ardhur nga jashtë vendit, përfaqësuar nga Olimpic Shkodra FC
Lojtarë shqiptarë, si përzgjedhje e përbashkët e dy klubeve
Përfaqësuesit e Olimpic Shkodra FC do të mbulojnë sigurimin financiar për formimin, funksionimin dhe pjesëmarrjen e ekipit në këtë kategori.
KF.Shkodra do të ofrojë mbështetje në aspektin organizativ dhe teknik.
KF.Shkodra e sheh këtë pjesëmarrje si një eksperiencë të vlefshme për lojtarët e rinj dhe një mundësi për të vlerësuar lojtarët e huaj për sezonin e ardhshëm, duke synuar vazhdimin e bashkëpunimit me Olimpic Shkodra FC për sjelljen e futbollistëve cilësorë nga jashtë vendit.
Stërvitja e parë:
15 shtator 2025, ora 10:00
Fusha e Shtojit
Kontakt: 0692625185
Sqarim: Kjo marrëveshje mes dy klubeve është arritur para ardhjes së Presidentit Agim Cani, i cili këtë sezon ka përqendruar punën e tij te akademia “Shkodra”, me objektivin që sezonin e ardhshëm të formohet një ekip i rritur me lojtarë cilësorë dhe synime më të larta.
#KFShkodra #OlimpicShkodraFC #KategoriaETretë #Sezoni2025_2026 #Futboll #shkodra