Wednesday, September 3, 2025

Shkodrani Armando Cungu në krye të kuqezinjëve U-19- FSHF prezanton emrat e trajnerëve të ekipeve Kombëtare të moshave

Lexo

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur për emrat e trajnerëve të ekipeve Kombëtare të moshave. Zyra e Shtypit në FSHF bën me dije se Alban Bushi konfirmohet në këtë post dhe do të jetë sërish trajner i ekipit Kombëtar U-21. Ndërsa, ekipin Kombëtar U-20 do ta drejtojë tashmë trajneri i ri Ilias Haxhiraj.
Trajneri i ri i ekipit Kombëtar U-19 është shkodrani Armando Cungu, kurse ekipin e moshës U-18 do ta drejtojë Ardi Behari.
Risia tjetër është emërimi i Ervin Bulkut si trajner i Kombëtares U-17. Ish-futbollisti i njohur ka qenë së fundmi edhe pjesë e stafit teknik të Kombëtares A dhe një nga ndihmësit e Edi Rejas. Gjithashtu, risi ka edhe për stolin e ekipit të moshës U-16 që do të ketë si trajner Agron Kërçovën.
Një tjetër konfirmim është ai i Armand Damës, i cili do të vazhdojë jetë trajner i Kombëtares U-15.
Trajnerët e ekipeve Kombëtare ishin në skadencë kontrate dhe pas një procesi konsultimi Federata Shqiptare e Futbollit mori vendimin përfundimtar, duke konfirmuar dy prej tyre dhe duke emëruar trajnerë të rinj në 5 ekipet e tjera.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Ditëlindja e 20-të e talentit Kevin Dodaj, dedikim prekës dhe shumë emocional i babait të tij Rrok Dodaj

“𝐃𝐞𝐝𝐢𝐤𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐝𝐣𝐚𝐥𝐢𝐧 𝐭𝐢𝐦 𝐊𝐞𝐯𝐢𝐧, 𝐦𝐞 𝐫𝐚𝐬𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝟐𝟎-𝐯𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐥𝐢𝐧𝐝𝐣𝐞𝐬 Kevin, biri im i dashur, Sot, mbush 20 vite jete,...
- Advertisement -spot_img