Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër, bashkëpunimin me NN The Door Albania

Lexo

- Reklamë -spot_img

Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër ka nisur bashkëpunimin me NN The Door Albania që pritet t’i shërbejë zhvillimit dhe masivitetit të futbollit të moshave në qytetin verior dhe më gjërë. Ka qënë një takim pune i realizuar mes stafit drejtues të SHRFSH me kryetarin Lazër Matija, sekretarin e përgjithshëm Jetmir Podgorica dhe specialistin e futbollit Hysen Zmijani, si dhe nga ana tjetër drejtuesin e The Door, Kastriot Faci, që ka përcaktuar pikat e bashkëpunimit mes palëve.

“Me shumë kënaqësi zyrtarizojmë një tjetër bashkëpunim të rëndësishëm!

Në kuadër të krijimit të grupit të vullnetarëve dhe forcimit të bashkëpunimit me institucionet partnere, Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër ka nisur bashkëpunimin me z. Kastriot Faci, administrator i NN The Door Albania.

Ky partneritet është një hap i rëndësishëm për të fuqizuar aktivitetet tona dhe për të krijuar më shumë mundësi për të rinjtë në komunitet. Së bashku për më shumë zhvillim, energji dhe pasion për futbollin!”, shkruhet në faqen zyrtare të Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img