Shqipëri-Çeki, sot, ora 19:00, në stadiumin “Loro Boriçi”, Nations League për vajza

Kombëtarja shqiptare e vajzave luan sot ndeshjen e fundit në grupin e saj për Nations League duke pasur përballë kombëtaren e Çekisë. Sfida në fjalë do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës duke nisur nga ora 19:00.

Vajzat tona kuqezi vijnë në këtë ndeshje pas asaj që luajtur pesë ditë më parë ndaj Ukrainës, në stadiumin “Varteks” të Varazhdinir, takim të cilin edhe pse shënuan të parat me anë të Berishës, e humbën me rezultatin 2-1.

Menjëherë pas kthimit në Shqipëri, kombëtarja kuqezi e drejtuar nga trajneri Armir Grima, vijoi grumbullimin në qytetin e Shkodrës, ku sonte, janë gati për t’u përballur me kombëtaren çeke.

Po sot, në grupin ku luan Shqipëria, në të njëjtën orë, 19:00, luhet edhe sfida tgjetër Kroaci-Ukrainë.

Në pritje të këtyre dy ndeshjeve, grupin e kryeson Ukraina me 13 pikë, e ndjekur nga Republika Çeke me 10 pikë dhe Shqipëria me 6 pikë, ndërkohë që Kroaacia është e fundit me 0 pikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu