Sfida Shqipëri-Gjeorgji, ndeshje e vlefshme për grupin B1, në Ligën e Kombeve është gati për startin e orës 20:45. Të dyja skuadrat janë në fushë duke zhvilluar nxemjen e zakonshme në stadiumin “Air Albania” të kryeqytetit.
Ndërkohë, trajnerët kundërshtarë kanë përcaktuar edhe formacionet zyrtare. Tek kuqezinjtë, Silvinjo i ka besuar prapavijen sërishmi tre shkodranëve, Hysaj, Kumbulla dhe Mitaj , ndërkohë që në vijën e parë sulmuese ndaj gjeorgjianëve ka prefuar të ketë edhe Arbër Hoxhën.
Shqipëri dhe Gjeorgjia, janë përballur 15 herë mes tyre në të kaluarën, ku peshorja anon në anën e gjeorgjianëve, me 8 fitore, kundrejt 3 fitoreve të kuqezinjve dhe 4 ndeshje janë mbyllur në barazim.
Formacionet zyrtare:
SHQIPËRI: Strakosha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami, Hoxha, Asani, Manaj.
GJEORGJI: Mamardashvili, Kakabadze, Dvali, Kashia, Kochorashvili, Kvaratskhelia, Chakvetadze, Lochoshvili, Gvelesiani, Kiteishvili, Mikautadze.