Wednesday, December 25, 2024

Shqipëri-Kosovë 1-1. Kuqezinjtë 21 vjeçarë, humbin penallti, por barazojnë në shtesë

Lexo

Në barazim, 1 me 1 është mbyllur ndeshja Shqipëri-Kosovë, e fundit në kuadër të Eliminatoreve të Evropianit të Nën-21-vjeçarëve, duke barazuar 1-1 përballë Kosovës, e luajtur mbrëmjken e sotme në Stadiumin “Elbasan Arena”.

Një pjesë e parë me lojë të barabartë të të dyja skuadrave në 20 minutat e para dhe vetëm në fundin e tyre, është Kosova që rrezikon portën kuqezi. Loja do të vijojë të jetë e barazpeshuar, por, në minutën e 32-të, kuqezinjtë ndëshkohen nga pasiguria në mbrojtje dhe Krasniqi gjen golin e parë për Kosovën.

Ndonëse kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi do të përpiqen dhe do të provojnë në minutën e 41-të, me anë të Toçit, pjesa e parë do të mbyllet me Kosovën në kërkim të golit të dytë, teksa shtylla horizontale shmang prekjen e rrjetës së portierit Puja pas goditjes së Krasniqit dhe më pas sulmi i “dardanëve” të rinj do të rrezikojë përsëri menjëherë më pas.

Edhe pjesa e dytë do të nisë e baraspeshuar në çerekorën e parë të saj, por në dy raste të njëpasnjëshme, në të 60-tën dhe në të 62-tën, është Kosova që rrezikon të dyfishojë epërsinë e saj, ndërsa në minutën e 69-të, është Toçi nuk arrin të kthejë në rrjetë një harkim të bukur të Markut. 20 minutat e fundit, përtej një përpjekjeje të Zeqirit në 76-ën, do të flasin për Nën-21-vjeçarët kuqezi që këmbëngulin dhe duket se kjo këmbëngulje do të shpërblehet në minutën e 85-të, kur gjyqtari akordon një 11-metërsh. Ismajlgezi mer përsipër goditjen nga pika e bardhë, por është neutralizuar nga portieri Nreca.

Gjithsesi, goli i barazimit do të vijë në minutën e 95-të me protagonist Rucin. Kështu Shqipëria i mbyll këto kualifikuese në kuotën e 10 pikëve në 10 ndeshje të luajtura, ndërsa Kosova në vendin e katërt me 12 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img