Tuesday, March 3, 2026

Shqipëri U21-Greqi U21, miqësore më 21 mars, në “Serres Municipal Stadium”, ora 16:00

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kombëtarja shqiptare U-21 do të luajë një ndeshje miqësore me Greqinë U-21 në muajin mars. FSHF ka arritur marrëveshjen me Federatën Greke të Futbollit dhe ndeshja do të luhet më 21 mars, në “Serres Municipal Stadium”, në orën 16:00.

Gjithashtu, më 25 mars, Shqipëria U-21 do të përballet në një tjetër takim miqësor me Luksemburgun U-21, në stadiumin “Stade Georges Ëohlfart”, në orën 18:30.

Dy ndeshje miqësore shumë të rëndësishme për Kombëtaren U-21, që drejtohet nga trajneri Alban Bushi, për të vëzhguar dhe testuar grupin që do të ketë në dispozicion.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img