Tuesday, December 3, 2024

Shqipëri-Ukrainë, nesër ora 20:45, në “Air Albania”. Trajneri ukrainas Sergei Rebrov: Skuadra ka kapacitete për ta përballuar duelin kundër kuqezinjëve

Lexo

Ukraina do të luajë takimin e fundit në kompeticionin Nations League kundër Shqipërisë të martën në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”. Në konferencën për shtyp, trajneri Sergei Rebrov u shpreh se skuadra e tij ka kapacitete për ta përballuar duelin kundër kuqezinjëve.

“Luajmë ndeshjen e fundit dhe do të mundohemi të bëjmë më të mirën tonë. Skuadra është e plotë dhe vijmë këtu me dëshirën për ta mbyllur me dinjtet këtë kompeticion. Jemi koshient që përballë kemi një skuadër të fortë me një tifozëri të zjarrtë, por lojtarët e mi luajnë në nivele të larta dhe janë mësuar me këto përballje”.

Ndërkohë, sulmuesi i Ukrainës, Roman Jarmençuk shtoi se kombëtarja e tij do të synojë vetëm tri pikët kundër Shqipërisë edhe pse konfirmoi se do ta kenë të vështirë kundër të besuarve të Silvinjos.

“Për ne do të jetë e vështirë, sepse Shqipëria ka cilësi dhe kualitet. Tifozëria e kuqezinjëve do të bëj punën e saj, por ne jemi përgatitur që ti marrim maksimumin vetes. Do të bëjmë gjithçka që të fitojmë ndaj Shqipërisë.

Ukraina ndodhet në fundin e grupit me 5 pikë, 2 më pak se Shqipëria dhe Gjeorgjia dhe 3 pikë më pak se Çekia kryesuese.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img