Denni Xhepa, skiatori shqiptar ka mbyllur garën e tij në Lojërat Olimpike Dimërore Të Pekinit 2022. Në orën 10:15 me atë lokale, skiatori që përfaqëson Shqipërinë në disiplinën e Skive Alpine, për garën e Slalomit Special, është renditur i 28-ti mes 88 garuesve.
Xhepa ka siguruar për kuqezinjtë renditjen më të mirë ndonjëherë në këtë disiplinë në një aktivitet madhor. Për moshën U-21, Denni Xhepa ka marrë rezultatin më të mirë. “Denni Xhepa renditet i 28-ti në Slalom midis 88 garuesve. Renditja më e mirë ndonjëherë e Shqipërisë në një aktivitet madhor!
Është e rëndësishme të theksohet fakti që Denni është renditur më i miri për moshën U21”, njofton KOKSH.