Thursday, September 19, 2024

Shqipëria U-15 barazon 1-1 me Maqedoninë e Veriut. Pjesë e kuqezinjve edhe tre shkodranët, Vajushi , Syla dhe Kopliku

Lexo

Formacioni i Shqipërisë: Marsid Hoxha, Eno Resuli, Joart Mile, Rian Neza, Denis Nikolli, Angelos Como, Erjon Vajushi, Alis Cela, Haxhi Rrena (C), Gentjan Sharka dhe Mattia Xhemali. Trajner: Armand Damo

Kombëtarja shqiptare U-15 barazoi 1-1 në ndeshjen e parë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut, sfidë që u luajt këtë pasdite në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” në Pogradec. Golin e vetëm për kuqezinjtë në këtë takim e shënoi sulmuesi, Mattia Xhemali.

Pjesë kombëtares kuqezi të 15 vjeçarëve janë edhe tre shkodranët, Erjon Vajushi i KF Shkodra, i cili ishte titullar përball Maqedonisë së Veriut, si dhe Syla dhe Kopliku që janë aktivizuar gjatë ndeshjes.

Trajneri Armand Damo e nisi ndeshje ndaj Maqedonisë së Veriut me këtë formacion titullar: Marsid Hoxha, Eno Resuli, Joart Mile, Rian Neza, Denis Nikolli, Angelos Como, Erjon Vajushi, Alis Cela, Haxhi Rrena (C), Gentjan Sharka dhe Mattia Xhemali.

Shqipëria U-15 dominoi takimi që në startin e ndeshjes dhe krijoi disa raste të mira shënimi, por goli erdhi vetëm në të 34-ën me Mattia Xhemalin. Sulmuesi realizoi një gol shumë të bukur dhe pjesa e parë u mbyll 1-0 për kuqezinjtë.

Gjatë fraksionit të dytë, trajneri Armand Dama kreu disa zëvendësime në fushë, duke u dhënë mundësinë thuajse të gjithë lojtarëve të tregojnë cilësitë e tyre.

Maqedonia e Veriut gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 80-të dhe vendosi baraspeshën. Pavarësisht pësimit të golit, Shqipëria nuk e uli ritmin dhe vetëm pas dy minutash fitoi një 11-metërsh, por gjuajtja e Rian Nezës u ndal nga portieri kundërshtar. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe miqësorja e parë u mbyll në barazim 1-1.

Takimi i dytë miqësor Shqipëri U15 – Maqedoni e Veriut U15, do të luhet të shtunën më 24 gusht në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë, në ora 17:00.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img