Shqipëria U15-Maqedonia e Veriut U15, 2-0(Shënues: Mattia Xhemali 16’, 32’)
Formacioni i Shqipërisë U15: Marsid Hoxha (GK), Aendi Cekrezi, Joart Mile, Alesio Gjergji, Fabio Hyseni, Sebastian Sina, Haxhi Rrena (C), Klevis Basha, Mattia Xhemali, Rijad Syla, Kevin Rroci. Trajner: Armand Dama
Kombëtarja shqiptare U-15 fitoi ndeshjen e dytë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut me rezultatin 2-0. Kuqezinjtë dominuan takimin e zhvilluar në stadiumin “Skënderbeu”, ndërsa protagonist ishte Mattia Xhemali, autor i të dy golave të fitores.
Trajneri Armand Dama e nisi sfidën me këtë formacion titullar: Marsid Hoxha (GK), Aendi Cekrezi, Joart Mile, Alesio Gjergji, Fabio Hyseni, Sebastian Sina, Haxhi Rrena (C), Klevis Basha, Mattia Xhemali, Rijad Syla dhe Kevin Rroci.
Shqipëria e nisi ndeshjen në sulm që në minutat e para dhe pas disa rasteve të mira, zhbllokoi rezultatin në minutën e 16-të me Xhemalin. Kuqezinjtë nuk e ulën ritmin dhe shënuan edhe golin e dytë, sërish me Xhemalin, në minutën e 32-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0.
Në pjesën e dytë, Shqipëria administroi avantazhin dhe kontrolloi lojën. Trajneri Dama u dha mundësinë edhe lojtarëve të tjerë, duke aktivizuar Vajushin, Dybelin, Buckan, Hakajn, Mecon dhe Danin.
Në fund, takimi u mbyll me fitoren e Shqipërisë 2-0.