Thursday, September 18, 2025

Shqiperia U-15 në testin e dytë miqësor, mposht Maltën U-15 në “Shtëpinë e Futbollit”

Lexo

Shqipëri U15-Malta U15, 3-2(Shënues: Kevin Plepi 5’, Samuel Prendi 15’, Denion Avdylaj 80’/ Andreas 63’, Enzo De Freitas Romao 86’)

Formacioni Shqipërisë U15: Lionel Ademi (GK), Denian Avdylaj (C), Kevin Muharremi, Romeo Hazizaj, Kevin Plepi, Enea Taci, Deni Duka, Gean Ramadani, Satjago Perkola, Samuel Prendi, Noel Lleshi. Trajner: Gent Mahmuti

Shqipëria U-15 triumfoi me rezultatin 3-2 ndaj Maltës, takimi i dytë miqësor i luajtur brenda dy ditëve në “Shtëpinë e Futbollit”. Për kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Gent Mahmuti shënuan Kevin Plepi, Samuel Prendi dhe kapiteni Denion Avdylaj.

Trajneri Mahmuti e nisi ndeshjen me këtë formacion: Lionel Ademi (GK), Denian Avdylaj (C), Kevin Muharremi, Romeo Hazizaj, Kevin Plepi, Enea Taci, Deni Duka, Gean Ramadani, Satjago Perkola, Samuel Prendi, Noel Lleshi.

Kuqezinjtë e nisën shumë mirë ndeshjen, duke kaluar të parët në epërsi që në minutën e 5-të të takimit. Kevin Plepi realizoi për Shqipërinë, duke përfituar nga rrëmuja në zonën kundërshtare.

Samuel Prendi dyfishoi shifrat për ekipin tonë në minutën e 15-të. Duka dhuroi një asist për sulmuesin, i cili u fut brenda në zonë dhe e çoi topin në fundin e rrjetës.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0 për Shqipërinë.

Në fraksionin e dytë, miqtë ngushtuan rezultatin në minutën e 63-të. Ky gol nuk i demoralizoi kuqezinjtë, të cilët gjetën golin e tretë në minutën e 80-të me Denion Avdylaj. I gjendur brenda zonës, kapiteni provon të gjuajë topin drejt e në portë, por pengohet fillimisht nga rreshtimi i kundërshtarëve. Topi mbetet sërish në zonë dhe Avdylaj tenton sërish duke e çuar këtë herë topin në portë.

Maltezët ngushtojnë sërish shifrat në minutën e 86-të, një gol që nuk ndryshoi aspak fatin e takimit pasi ndeshja u mbyll me rezultatin 3-2 për Shqipërinë U-15.

Fitorja në këtë sfidë i takoi kuqezinjve të vegjël, të cilët pas humbjes 2-1 në ndeshjen e parë, reaguan pozitivisht në takimin e dytë miqësor kundër Maltës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img