Monday, January 19, 2026

Shqipëria U-16 për vajza mbyll me fitore ndaj Maqedonisë së Veriut turneun UEFA Development

Lexo

- Reklamë -spot_img

Shqipëri U16-Maqedonia U16, 1-1(4-3 p)

Formacioni i Shjqipërisë U16: Ambra Reshiti (GK), Marina Rushaj (C), Besiana Gola, Meri Zekaj, Reiana Jahelezi, Andrea Klleci, Ava Hysenaj, Albana Malaj, Kejsi Demiraj, Gurie Memetaj, Amalie Jensine Abazi. Trajnere: Trajnerja Lulaj

Shqipëria U-16 për vajza e ka mbyllur me fitore turneun UEFA Development për këtë grupmoshë, që u zhvillua në vendin tonë nga data 13 deri më 18 prill. Në ndeshjen e fundit, të zhvilluar pasditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”, vajzat kuqezi, të drejtuara nga trajnerja Cyme Lulaj, barazuan 1-1 në kohën e rregullt me Maqedoninë e Veriut, por fituan 4-3 pas ekzekutimit të penalltive.

Trajnerja Lulaj e nisi sfidën me këtë formacion: Ambra Reshiti (GK), Marina Rushaj (C), Besiana Gola, Meri Zekaj, Reiana Jahelezi, Andrea Klleci, Ava Hysenaj, Albana Malaj, Kejsi Demiraj, Gurie Memetaj dhe Amalie Jensine Abazi.

Përfaqësuesja shqiptare u tregua sulmuese që në minutat e para dhe kaloi në avantazh në minutën e 15-të me penalltinë e realizuar nga Kejsi Demiraj. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë 1-0 për vajzat kuqezi.

Në pjesën e dytë, Maqedonia e Veriut arriti të barazojë, ndërsa pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, rezultati nuk ndryshoi deri në fund të kohës së rregullt. Në serinë e penalltive, Shqipëria u tregua më e saktë dhe siguroi fitoren me rezultatin 5-4.

Në takimin tjetër të ditës, gjithashtu të zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”, Bullgaria dhe Gjeorgjia barazuan 2-2 në kohën e rregullt, ndërsa në penallti, fituese doli përfaqësuesja bullgare.

Turneu UEFA Development U-16 për vajza u zhvillua në Shqipëri me pjesëmarrjen e katër ekipeve: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Gjeorgjia.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Partizani u rikthye te fitorja në kampionat,pas tre humbjeve radhazi

Partizani-Teuta 2-1(Toma 32,Kontreras 90+3/Jazxhi 80) Partizani:Qirko,Kola,Janjeva,Sembene,Atanaskoski,Kote(Mehmeti 70),Ismaili(Qaka 82),Human,Bintsuka(Skuka 82),Toma(Kontreras 70),Isgandarli(Sulo 78) Trajner:Oltion Kërnaja Teuta:Selmani,Toli,Zhongo,Jazxhi,Përgjoni,Fadairo(Fofana 46),Maçolli,Uotlai(Beshiraj 70),Ismajli,Eva(Daci 61),Jurgens Trajner:Enkelejd Dobi Gjyqtarë:Erjon Bastari,Gerald Cenolli(Tiranë),Edlir...
- Advertisement -spot_img