Saturday, September 21, 2024

Shqipëria U-17 / Kuqezinjtë të pafat, barazim 2-2 ndaj Irlandës së Veriut

Lexo

Shqipëri U-17 – Irlandë e Veriut U-17   (Shënues: Ageja 34’, Haxhari 66’)

Shqipëria U-17: Totoshi, Muca, Adi Kurti, Arlind Kurti ©️, Xhixho, Kasmollari, Tresa, Kasa, Fikaj, Haxhari, Ageja. U aktivizuan: Koleci, Shtraza, Ruci, Syla dhe Sulejmani.

Kombëtarja shqiptare e 17 vjeҫarëve ka luajtur mbrëmjen e sotme ndeshjen e fundit eliminatore për Qualifying Round që zhvilloheshin në Irlandën e Veriut. Kuqezinjtë tanë kishin përballë organizatorët e turneut, irlandezo veriorët, që vinin në këtë ndeshje pas dy rezultateve të ngjashme me skuadrën tonë. Ndeshja pa dominues kuqezinjtë që ishin dy herë në avantazh por pa arritur të mbyllin ndeshjen dhe gjithҫka përfundoi në barazim 2-2.

Trajneri Ervin Bulku hodhi në fushë këtë formacion: Totoshi, Muca, Adi Kurti, Arlind Kurti, Xhixho, Kasmollari, Tresa, Kasa, Fikaj, Haxhari, Ageja. Fraksioni i parë i lojës pa skuadrën tonë superiore ndaj kundërshtarëve, superioritet që u konkretizua me golin e Orsi Agejas në minutën e 34-të. Djemtë vazhduan lojën sulmuese, krijuan dhe dy mundësi të tjera shënimi por që nuk u konkretizuan.

Pjesa e dytë fillon me të njëjtin formacion që kishte zbritur nga minuta e parë. Në minutën e 52-të, Irlanda e Veriut shfrytëzon në mënyrën më të mirë një rrëmujë në zonë, me topin që goditet nga Boyd dhe përfundon pas krahëve të Totoshit. Trajneri Bulku reagon menjëherë dhe aktivizon Kolecin, Shtrazën dhe Rucin për Muҫën, Agejën dhe Kosmallarin. Skuadra vazhdon të sulmojë dhe të jetë superiore ndaj kundërshtarit duke krijuar aksione sulmuese dhe raste për shënim. Klevis Haxhari në minutën e 66-të godet me të majtën brenda zone duke shënuar një gol shumë të bukur. Skuadra vazhdon të ketë kontrollin e lojës, ndërkohë që në minutën e 82-të bëhen edhe dy zëvëndësimet e fundit me Sylën dhe Sulejmanin që marrin vendin e Tresës dhe Kasës. Kur ndeshja dukej se do të përfudonte në favor të kuqezinjve tanë, në minutën e 85-të irlandezo veriorët barazojnë me Kellyman që shfrytëzon një neglizhencë në mbrojtjen tonë. Pavarsisht insistimit dhe hedhjes totale në sulm, gjithҫka mbyllet në barazim 2-2 në këtë rrugëtim eliminator në Irlandën e Veriut.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img