Tuesday, December 2, 2025

Shqipëria U19 fiton 5-0 ndaj Lihtenshtejnit-Euro U19 për vajza. Ndeshjet e fundit të grupit B2

Lexo

- Reklamë -spot_img

Shqipëria U19- Lihtenshtejn U19  5-0(Shënues: Angela Nika 76-të’, Klesta Ago 84’, Adela Qose 89’, Klausia Murtaj 90+1’, Xhesika Ndoj 90+2’)

Formacioni i Shqipërisë: Amelia Mone (GK), Isabella Kuci, Angela Nika, Stela Vata, Xhesika Ndoj (C), Bora Bushati, Klesta Ago, Samanta Hysa, Amelia Reci, Adela Qose, Erina Bajramaj. Trajnere: Daniela Kodra

Kombëtarja U-19 e vajzave luajti sot ndeshjen e tretë dhe të fundit të raundit të parë të kualifikueseve të Europianit 2026, përballë Lihtenshtejnit.

Në stadiumin “Egnatia Arena” Shqipëria fitoi me rezultatin e thellë 5-0. Golat u shënuan nga Angela Nika, Klesta Ago, Adela Qose, Klausia Murataj dhe Xhesika Ndoj.

Trajnerja Daniela Kodra e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Amelia Mone (GK), Isabella Kuci, Angela Nika, Stela Vata, Xhesika Ndoj (C), Bora Bushati, Klesta Ago, Samanta Hysa, Amelia Reci, Adela Qose, Erina Bajramaj.

Pjesa e parë u mbyll 0-0, ndërsa në fraksionin e dytë ishte Angela Nika që hapi serinë e golave në minutën e 76-të.

Në minutën e 84-t ishte Klesta Ago që dyfishoi rezultatin, ndërsa Adela Qose realizoi golin e tretë në minutën e 89-të.

Në kohën shtesë vajzat shënuan edhe dy gola të tjerë me Klausia Murtaj dhe Xhesika Ndoj, duke e mbyllur sfidën 5-0.

Në ndeshjen tjetër të grupit, të luajtur në “Elbasan Arena”, Sllovakia triumfoi 3-0 ndaj Luksemburgut dhe siguroi vendin e parë.

Ndeshjet e grupit B2 të raundit të parë të kualifikueseve të Europianit 2026 u zhvilluan në Shqipëri nën organizimin e Federatës së Futbollit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img