Ka luajtur për vite me radhë me uniformën kuqeblu, madje duke qënë edhe kapiten skuadre, ndërkohë, sot, Ndriçim Shtubina, si pjesë e Egnatias do të ketë rastin të përballet në Superiore ndaj Vllaznisë. Në prononciin e dhënë në porag të kësaj ndeshje, pasi kujton me nostalgji vitet që ka luajtur me kuqeblutëv, kërkon fitore për ekipin ku bën pjesë.
“Unë kam besim se Egnatia do të fitojë me patjetër, pasi kemi skuadër shumë më të fortë. Ne mund të mundim çdo kundërshtar. Cilësitë dhe vlerat tona janë shumë herë më të larta se të kundërshtarëve. Jemi klub i investuar me kërkesa që duhen përmbushur, por jo që të neglizhojmë askënd. Na nevojitet kujdes e përqendrim që të arrijmë atë që dëshirojmë. Deri tani kemi qenë të bashkuar dhe kemi thyer çdo parashikim. Repartet kombinojnë si duhet dhe vlerësojnë shumë mundësitë që u krijohen. Besimi në vetvete është i madh që çdo 90 minutësh të përfundojë në favorin tonë.
Duke qenë profesionist unë deklaroj se i respektoj të gjithë në Shkodër. E them këtë sepse është fanella e rëndë e qytetit tim. Asnjëherë nuk do të festoj apo të luaj për hakmarrje ndaj tyre. Unë po luaj për skuadrën time, Egnatia, dhe dua vetëm fitore. Ndonjëherë e shkuara kalon në plan të dytë. Mbetet vetëm të mendoj vazhdimësinë që të jem rezultativ. Te rrogozhinasit të gjithë më vlerësojnë. Kam synim të zbres me motiv të lartë në fushën e lojës. Duke shërbyer për shokët me asiste e të shënoj sa herë më vjen mundësia. Përvoja të mëson shumë gjëra, por duhet të jesh gjithnjë i vëmendshëm. Besoj në aftësitë e mia për të qenë korrekt deri në detaje për më të mirën e përbashkët. Nëse do të shënoj kam dedikim special më shumë për familjen time që s’mungon asnjëherë në stadium.”, është shprehur ndër të tjera Shtubina.