Wednesday, November 19, 2025

Shtylla i mohon fitoren Partizanit, Vora del me një pikë nga “Arena e Demave”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Është mbyllur në barazim ndeshja Vora – Partizani, e mbajtur në stadiumin “Arena e Demave”. Ky duel ka shërbyer për javën e 10-të në Superiore. Mungesa e golave e ka bërë më pak interesante, por duelet e ashpëra në mesfushë nuk munguan.

Rasi më pikant përkoi në minutat shtesë të ndeshjes, teksa tentativa e Partizanit u ndal në shtyllën tranversale fillimisht dhe më pas ra në vijën fatale të portës. Arbitri Indrit Myrtja vendosi që loja të vazhdonte.

Trajneri i “Demave të Kuq” Oltijon Kërnaja u pa tej mase i nervozuar. Përtej pikës së marrë, Partizani në këtë ballafqim humbi edhe dy lojtarë të rëndësishëm për shkak të dëmtimeve, fjala është për Skukën dhe Preka. Skuadra e Kërnajës mban pozicionin e 8-të në tabelë me 9 pikë, kurse Vora e 7 me 11 pikë.   

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img