Vllaznia dhe Elbasani kanë luajtur mbrëmjen e sotme sfidën e vlefshme për javën e 8-të të “Abissnet Superiore”. Ndeshja e zhvilluar në “Elbasan Arena” përfundoi në barazim pa gola.
Shkodranët kanë qenë të pafat, pasi janë ndalur nga shtylla (dhe traversa) në 4 raste, por edhe verdheblutë kanë pasur shanset e tyre për shënim, madje Qarri ka bërë heroi, duke i mohuar golin në dy raste të njëpasnjëshme Hilës.
Mbyllet pa gola dhe pa fitues një sfidë e bukur dhe e luftuar. Me këtë barazim Vllaznia Shkon në vendin e dytë me 14 pikë. Në krahun tjetër Elbasani me 13 pikë mban vendin e 5-të në tabelën e renditjes.