Friday, November 22, 2024

Shuma që bindi Aleksin të firmoste me Egnatian

Lexo

Ditën e djeshme, presidenti i klubit rrogozhinas Agim Demrozi, zyrtarizoi Albano Aleksin si lojtarin më të ri te Egnatia. Largimi i mesfushorit nga skuadra e Tiranës ishte i papritur pasi ishte një nga lojtarët kryesor të Tiranës dhe Aleksi doli në stërvitje me bardheblutë këtë të martë, por pasi priti drejtuesit e Tiranës për të arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës, u largua pas vetëm tri ditësh.

“Panorama Sport” zbulon prapaskenat e largimit të Aleksit dhe firmosjes në Rrogozhinë.  Fillimisht pas nisjes së stërvitjes, lojtari ka pritur klubin e Tiranës për t’u likuiduar sa u përket detyrimeve të prapambetura nga sezoni i fundit. Aleksi ka dalë në stërvitje me Tiranën dhe pasi ka parë që deri të premten nuk ka pasur asnjë lëvizje nga drejtuesit sa u përket detyrimeve, ka njoftuar këta të fundit gjatë paradites së të premtes.

“Unë po largohem”, ka qenë pak a shumë mesazhi që mesfushori i ka dërguar presidentit të Tiranës gjatë ditës së djeshme, por gjithashtu të njëjtën gjë mësohet të ketë bërë ndaj Tiranës. Pasi ka njoftuar klubin për “divorcin”, duke qenë se marrëveshja për rinovim nuk u arrit, menjëherë është nisur drejt Rrogozhinës, aty, ku që në muajin maj, kishte marrë një premtim.

Egnatia bëri diferencën në aspektin financiar për të bindur Aleksin, duke fituar garën me Tiranën dhe Dinamon, që i kishin bërë një ofertë zyrtare lojtarit 30-vjeçar. Klubi rrogozhinas i ofroi një kontratë 2-vjeçare, nga ku 30 mijë euro do t’i merrte “cash” në momentin e firmës, ndërsa rrogën do ta kishte 6 mijë euro në muaj.

Pasi priti hapat konkretë të Tiranës dhe Dinamos, Aleksi vendosi të zgjedhë të vijojë karrierën tek Egnatia, që ishte më këmbëngulëse dhe plotësoi të gjitha kërkesat ndaj lojtarit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img