Kryeministri i Francës, Gabriel Atal, ka bërë me dije se forcat e sigurisë të qytetit të Parisit rrëzojnë ose bllokojnë mesatarisht 6 dronë në ditë.
Sipas Gabriel Atal forcat ajrore kanë rritur masat e sigurisë për të garantuar zhvillimin në siguri të plotë të Lojrave Olimpike. Sipas tij turistë dhe vendas janë mjaft kuriozë dhe tentojnë që të bëjnë fotografi ose të filmojnë zonat, të cilat lidhen me “Paris 2024”.
“Kemi ngritur një sistem të fortë sigure. Dronët interceptohen në moment ndërsa arrijmë që të gjejmë se kush janë pronarët e tyre, të cilët po i paralajmëroj se do të arrestohen. Nuk mund të lejojmë asgjë pa kontrolluar”, tha Atal.