Sunday, November 24, 2024

Silvinjo: Rezultati më i mirë do të ishte barazimi, ndeshja u vendos nga një episod. Shqipëri-Gjeorgji, 0-1, Liga e Kombeve

Lexo

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, foli për “Klan Kuqezi”, pas humbjes minimale ndaj Gjeorgjisë.

Tekniku kuqezi deklaroi se përballë ishte një kundërshtar i fortë, të cilit bëhet e vështirë për t’i shënuar.

Silvinjo deklaroi se Gjeorgjia dhe Shqipëria, kanë stil të njëjtë loje.

“Ishte një ndeshje 50-50 dhe u vendos nga një episod. Ishte një ndeshje taktike dhe ekipi që pëson një gol, e humb ndeshjen. Me një ekip të tillë është e vështirë për të barazuar kur e pëson. Kanë lojtarë të shpejtë. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe ndaj Çekisë. Kemi stile të ngjashme. Rrimë në mbrojtje dhe kur nisen janë të fortë në kundërsulm. Kur pëson një gol, është e vështirë për të rikuperuar.

Edhe për ata ishte një ndeshje e vështirë. Kanë lojtarë me cilësi të larta teknike. Mbrohen shumë mirë dhe kundërsulmojnë shumë shpejt. Kur pëson një gol, është e vështirë për barazuar shifrat.

Rezultati më i mirë i mundshëm do të ishte barazimi. Kemi pësuar një gol. Ne jemi skuadër që lufton shumë deri në fund. Nuk mund t’i them asgjë lojtarëve. Rezultati më i mirë do të kishte qenë barazimi.

Është shumë e thjeshtë. As Seferi dhe as Uzuni nuk janë sulmues qendrorë. Uzuni është  një lojtar që shfrytëzon hapësirat dhe nuk ishte ndeshja e tillë, për të shfrytëzuar shpejtësinë e tij.”, deklaroi Silvinjo.

Shqipëria u mposht 0-1 nga Gjeorgjia dhe mban vendin e dytë në Grupin B1, në Ligën e Kombeve me 3 pikë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img