Sinani: “Besoj se është sezon pozitiv, vendi i dytë nuk është i kollajtë të arrihet. Njerëzit në Shkodër duan vendin e parë”

Screenshot

Vllaznia dhe Laçi kanë ndarë pikët në Shkodër në barazimin 1-1 që ka sjellë gëzim te shkodranët, e hidhërim te kurbinasit.Zv/trajneri i Vllaznisë Vioresin Sinani u prononcua në media pas barazimit dramatik me Laçin në Shkodër.

“Besoj se është sezon pozitiv, vendi i dytë nuk është i kollajtë të arrihet, por besoj që njerëzit në Shkodër duan vendin e parë. Uroj e shpresoj shumë që “Final Four” të flasë për ne, e të gëzojmë këta njerëz për titullin kampion. Nuk është e lehtë, është e vështirë, janë skuadra të forta, “Final Four” është më skuadra të forta. Përballja nuk do të jetë e lehtë, uroj që Vllaznia të triumfojë.

Besoj se Vllaznia ka një formacion fillestar, pavarësisht që bënë pushim 3-4 lojtarë. Vllaznia në krah ka 4-5 lojtarë për 2 vende dhe janë të gjithë lojtarë që kanë dhënë e ndihmuar ekipin për të arritur këtu, kanë kontributin e vet. Në këtë repart është e ngarkuar më shumë. Por Vllaznia ka një bosht ekipi ku bazohet dhe në fund shpresojmë të arrijmë më të mirën që të gjithë bashkë.

Vendi i parë? Të them të drejtën besoj që në çdo ndeshje shkojmë për tre pikët, hyjmë për të fituar. Ndoshta 3-4 lojtarë që ishin pak më të lodhur, kishin nevojë për të pushuar këtë ndeshje. Ato rastet ishin, fitorja ishte më afër nesh. Nuk i kemi parë rezultatet e ndeshjeve të tjera dhe u munduam maksimalisht, vendi i dytë është luftë për t’u fituar. Por në Shkodër të them të drejtën, më vjen mirë që nuk kënaqen me vendin e dytë, duan të parin. Nuk mund të bëj premtime, por do të bëjmë maksimumin që titulli të vijë në Shkodër. E them përsëri që vendi i dytë është i vështirë për t’u fituar, është objektiv i mirë, edhe për favorin që ka në “Final Four”. Por në fund qyteti gëzohet për “Final Four”. Të më kishin thënë në 2001 kur e fituam herën e fundit që në 2025 nuk kemi marrë ende titullin, nuk do ta kisha besuar, por shpresojmë.

Të gjithë kanë bërë maksimumin për të fituar ndeshjen sot. Padyshim rastet u krijuan, portieri i tyre bëri pritje të bukura, edhe lojtarët tanë nuk ishin të qetë para portës, pasi i fundit ndoshta mungoi. Por rastet u krijuan, me një shans merr tre pikë. Por të gjithë dhanë maksimumin, disa lojtarë kishin nevojë për të pushuar. Por ne ishim afër fitores dhe e them me bindje, pavarësisht respektit maksimal për Laçin se ishte ndeshje shumë e rëndësishme për të dy ekipet. Laçi ka dhënë bonusin e kampionatit këto vite, duke marrë pjesë në Europë shumë herë. Më vjen keq për ata”, tha Sinani për RTSH pas ndeshjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu