Thursday, November 21, 2024

Sinjale pozitive për volebollin shkodran. Vllaznia femra dhe meshkuj, fiton me Dinanom dhe Studentin. Pikëshënuesit më të mirë, amerikanja Willams dhe kapiteni Nikolin Qafarena me nga 32 dhe 32 pikë

Lexo

Pas një seri rezultatesh negative, ekipet e volejbollit Vllaznia, për femra dhe meshkuj  janë rikthyer tek fitoret. Kjo ka ndodhur në kuadrin e javës së shtatë të Kampionatit Kombëtar të Superligës, ku dy ekipet në fjalë ishin mysafire në kryeqytet duke u përballur me Dinamon dhe Studentin.

Të parat që kanë zbritur në fushën e lojës kanë qënë ekipet e femrave, Dinamo-Vllaznia. Një sfidë që zgjati 2 orë e 22 minuta, me përmbysje dhe ripërmbysje, ndërsa në fund festa u takoi vajzave shkodrane, të cilat drejtohen nga zv.trajneri Gentjan Curraj pas dorëheqjes së trajneres Nora Deda.

Amerikanet Williams me 32 pikë dhe Magee me 17, si dhe Esmeralda Tuci me 16 pikë bënë diferencën në suksesin e Vllaznisë. Me këtë fitore, Vllaznia e femrave ka lënë përkohësisht fundin e renditjes duke u ngjitur në vendin 7 me 5 pikë, ndërsa Barleti mbyll tabelën me 3 pikë.

Me shumë rivalitet dhe me të njëjtat shifra, 2 me 3 në favor të Vllaznisë është mbyllur ndeshja e meshkujve, Studenti-Vllaznia. Skuadra vendase mori setin e parë 25-19, kuqeblutë kundrapërgjigjen duke marrë setin e dytë 21-25 duke u barazuar me sete 1 me 1.

Në të tretin është përsëri Sdudenti që fiton ngushtë 25-23, por Vllaznia fiton me të njëjtat shifra 23-25 setin e katërt duke e çuar ndeshjen me set final, aty ku falë edhe shutimeve të suksesshme të kapitenit Nikolin Qafarena që ishte edhe pikëshënuesi më i mirë i ndeshjes me 31 pikë, Vllaznia fiton 20-22 dhe të gjithë ndeshjen me sete 2 me 3.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img