Wednesday, December 4, 2024

Situata te Basania – Kohë për reflektim, apo deklaratë emocionale pas ndeshjes së humbur! Opinion nga Fatos LAMAJ

Lexo

Pasditen e djeshme në  stadiumin “Bashkim Sulejmani” të Kuçovës u luajt ndeshja midis Naftëtarit dhe Basanias e cila u mbyll me rezultatin 3-2 në favor të skuadrës nga Kuçova. Menjëherë pas ndeshjes skuadrat u futën në dhomat e zhveshjes, por ajo çfar u pa është një mërzitje e drejtuesve të Basanias ku presidenti Ermir Shimaj u pa të qëndronte shumë pak në dhomat e zhveshjes me lojtarët e tij.

Gjatë mbrëmjes së djeshme në faqen zyrtare të klubit të Basanias u dha një deklaratë e fortë ku në të tjera shkruhej se Basania e të rriturve nuk do ekzistoj më. Një lajm që padyshim ngjalli interes tek të gjithë, por pas mbarimit të ndeshjes edhe pse jo zyrtarisht presidenti Shimaj deklaroj se me këtë lloj situate të krijuar në ekip ai do ta shpërbënte ekipin.

Pas shumë diskutimeve me drejtuesit e Basanias duket se gjithçka do të diskutohet me lojtarët, trajnerin por dhe stafin drejtues, për të parë atë çfarë do të ndodh me ekipin e krijuar 4 vite më parë në zonën e Bushatit.

Basania, një ekip model i krijuar nga presidenti Ermir Shimaj, e nisi nga Kategoria e Tretë dhe këtë sezon ajo militon në Kategorinë e Dytë. Të pyetur “Veriu Sport”, drejtuesit e Basanias kan zgjedhur që të heshtin, duke lënë të nënkuptohet se është koha për reflektim. Kur kan kaluar më shumë se 24 orë nga ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Bashkim Sulejmani” në faqen zyrtare të klubit të Basanias shihet që statusi i djeshëm nuk ekziston më. Ende nuk dihet me siguri nëse ishte deklaratë emocionale pas ndeshjes së humbur apo vërtetë skuadra e Basanias nuk do të ekzistoj më sipas deklaratës së shkruar dhe në faqen zyrtare të klubit.

 

Por çfar  ndodhi që disa orë pas ndeshjes, Naftëtari-Basania,  u bë një deklaratë e tillë?

 

Në rolin që kam patur si komentator i kësaj sfide, kam hasur një situatë të pa zakontë, kur trajneri i Basanias Haris Lika bën gati dy futbollistë për t’i futur në fushën e lojës, Lekaj dhe Ferreira. Ndërsa topi doli jashtë, arbitri i katërt çon tabelën duke sinjalizuar daljen nga fusha e lojës të futbollistëve Hasaj dhe Filjo, por në këtë moment Hasaj i  habit të gjithë duke mos pranuar të lërë fushën e lojës. Kjo pamje, në prezencë dhe të presidentit Shimaj nuk u duk fortë normale. Por çfar vlen për tu theksuar është mos bindja e futbollistit Hasaj për të dal nga loja. Madje pjesa që akoma e vështirësoj situatën ishte dhe mos diskutimi i trajnerit në dhomat e zhveshjes ku menjëherë sapo jan futur aty, lojtarët e Basanias bënë dush e më pas lëvizën për në drejtim të Bushatit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img