Monday, September 16, 2024

Skaner Superiore ul siparin e raundit të parë, rikthimi në Gusht 2024-Opinion nga Gerti Çarçani

Lexo

Gara uli siparin e nje edicioni me nje angazhim ndryshe dhe me nje pergjegjesi madhore!

Nje vit futboll ne ekranet tona MCN TV dhe MCN24 qe si kurre me pare erdhen ne shtepite e cdo tifozi PA PAGESE.

E ku natyrisht ketu falenderimi i madh per kete sakrifice koshiente dhe per kete suport i shkon Endri A Meksi qe mundesoi nje sipermarrje te tille, jo te thjeshte. Aspak! Ne disproporcion total me cfare tregu dikton, serish futbolli erdhi te ju FREE!

Me SKANER SUPERIORE kam bindjen absolute qe i dhame nje tjeter dimension analitik asaj qe fusha prodhonte si gare! Natyrisht te pakenaqurit nuk do te mungojne kurre ne apel! Kane qene, jane e do te mbeten zhurrmues simpatike konstante dhe dashnore te medhenj te moralit profesional e me gjere! Por, gjithsesi nje falenderim shume i thelle edhe per ta!

Ata thjesht dhe vetem kane shtuar adrenalinen e ekipit per nje qasje akoma me shume profesionale.

Falenderim te thelle per te gjithe ekipin Skaner pa perjashtim te gjitheve perfshire dhe cunat e komentit qe ju sollen stadiumin ne shtepi! Pa harruar Julin kurrsesi qe ne kete pervoje te re percolli me te miren e saj!

Nuk do te kemi Nevil Dede nga gushti i ardhshem per misionin e tij si trajner ne Superiore e ku besoj tani do te rehatohen e do tu vije shpirti ne vend gjithkujt apo pakkujt qe udhehiqet nga paranoja “made in” albania!

Me raundin e pare te Superiores ne MCN ulem siparin dje, por algoritmet e ketij kampionati te cmendur natyrisht do te vazhdojme ti trajtojme te dielen ne mbremje, deri sa te bjere gongu kuqezi EURO 2024!

Me Superioren PART 2 rikthehemi ne GUSHT!

…por edhe me perpara! Stay Tuned!

Gerti Çarçani-Gazetar dhe moderator sportiv-MCN TV

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img