Skënderbeu-Bylis 1-2
Golat:Bismark 13/Mustafa 10,Përgjoni 62
Skënderbeu:Alia,Vaskez,Ramos,Prençi,Shaqe,Sabo,Estrela(Juri 46),Lukinjas(Çuçka 84),Nikaj(Balaj 75),Bismark,Nasr Trajner:Ernest Gjoka
Bylis:Batista,Abazaj(Marku 82),Bruno,Ilieski,Përndreca,Malomo(Muktar 60),Kane,Përgjoni,Kamara,Da Silva(Ruçi 78),Mustafa(Berko 82) Trajner:Gentian Mezani
Kartonë të verdhë:Nikaj 45,Ramos 62/Bruno 51,Përndreca 59,Kane 66,75,Mustafa 83
Gjyqtarë:Enea Jorgji(Elbasan),Denis Rexha(Tiranë),Ridiger Çokaj(Lezhë),Silvio Dyrmishi(Elbasan) Var:Eldorjan Hamiti(Lezhë) Avar:Erjon Bylykbashi(Elbasan) Delegat:Armando Mandro(Tiranë) Vëzhgues:Albano Janku(Tiranë)
Përpara fllimit të takimit kan qenë korçarët që për herë të parë janë grumbulluar në pankinën e tyre dhe janë betuar së bashku me Gjokën për fitore,ndërkohë që loja nis e qetë nga të dy skuadrat,teksa presioni më shumë është mbi Skënderbeun që kërkon vetëm fitoren. Në minutën e 3-të është Përgjoni për miqtë që lëshon një predhë nga larg por mbi tranversë. Në të 10-ën minutë është Bylisi që bën surprizën duke shënuar. Pas një goditje nga këndi është Mustafa që me kokë pa u shqetësuar nga askush gjuan me kokë dhe 0-1 për Bylisin,duke bërë të hesht stadiumi “Skënderbeu”. Vetëm tre minuta ka zgjatur festa e miqve,pasi është Bismark që shënon në portën e Bylisit dhe 1-1,të gjithë në këmbë në stadiumin juglindor duke u gëzuar për golin e barazimit. Pas golit janë sërish miqtë që për pak sa nuk shënojnë në minutën e 17-të,por Da Silva gjuan jashtë. Duhet të vinte minuta e 37-të që Skënderbeu të shpërdoronte rastin më të pastër të golit të avantazhit. As Nasr,as Bismark,as Nikaj me tre gjuajtje të njëpasnjëshme nuk e dërgojnë dot topin në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll me barazimin 1-1.
Pjesa e dytë nisi me një ndërrim për Skëndereun,ku Estrela i dëmtuar i le vendin Juri Merlim. Pjesa e dytë në të 48-ën minutë nis me një rast të pastër për Skënderbeun,ku Nasr me portën e boshatisur bën më të vështirën, gjuan jashtë. Më pas loja është një luftë nervash mes të dy ekipet,ku ballshiotët vonojnë dhe Skënderbeu që nxiton nuk është i qetë në zonën e Skënderbeut. Kur të gjithë prisnin golin e Skënderbeut është Bylisi që shtang një stadium të tërë. Përgjoni shënon në të 62-ën minutë golin e avantazhit dhe tashmë është malore për Skënderbeun. Pas golit të dytë të Bylisit,ballshiotët janë shumë të qetë,ndërkohë që Skënderbeut i duhen jo pak,por dy gola. Në minutën e 76-të është Bylisi që ndërshkohet me karton të kuq dhe Skënderbeu ka mundësi,pasi Kane për miqtë ka lënë ekipin me 10 lojtarë. Edhe pse me një lojar më shumë Skënderbeu nuk bën dot gjë dhe gabon shumë në minutat e mëtejshme,madje edhe në pasimet e topit. Edhe 7 minutat e shtesës nuk sjellin asnjë gjë dhe përfundimisht Skënderbeu në kategorinë e parë. Bylis me fitoren në takimin e sotëm siguron direkt qëndrimin në Abisnet Superiore.
Fatos LAMAJ