Skendërbeu-Apolonia 4-1
(Shënues: Prençi 32’, Temitope 47’, Abubakari 57’, Liço 90+3/ Umejego 71’)
Java e 21-të e Kategorisë së Parë të futbollit shqiptar ka nisur me ndeshjen e sotme, Skënderbeu-Apolonia. Sfida e luajtur në stadiumin “Skënderbeu” është dominuar tërësisht nga skuadra korçare, e cila arriti të shënoi katër gola në portën mike, ndaj një të fierakëve, duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllej me fitore nga “ujqërit e dëborës” me rezultatin, 4-1.
Goli i parë për vendasit është shënuar në minutën e 32-të, me anë të Prençit, avantazh që mbyll pjesën e parë me rezultatin 1-0. Ndërkohë, 45 minutëshi i dytë prodhon edhe katër gola, tre për Skënderbeun dhe një për miqtë nga Fieri. Autorë të këtyre golave janë, Temitope 47’, Abubakari 57’, Liço 90+3 për vendasit, ndërkohë që të vetmin gol Apolonia e shënon në minutën e 71-të me anë të Umejego.
Me këtë fitore, Skënderbeu kryesues përforcon pozitat duke shkuar konkretisht në kuotën e 41 pikëve ndaj 37 të Dinamos që është e dyta dhe Flamurtarit me 35 i treti, të cilët do të luajnë nesër dhe pasnesër së bashku me skuadrat e tjera të kategorisë së parë.