Tuesday, August 19, 2025

Skenderbeu fiton me permbysje miqesoren me Besen

Lexo

Skënderbeu-Besa 3-1(Ukiçi 52,Tajo 67,Gjini 90/Çinedu 18)
Skënderbeu:Alia,Vangjeli,Randi,Vaskez,Shaqe,Abubakar,Estrela,Musa,Franklin,Ukiçi,Nasr Trajner:Ernest Gjoka
Besa:Ahmetaj,Beqja,Kapo,Nurja,Danaj,Hasani,Dabo,Spahiu,Çinedu,Melo Trajner:Emiljano Çela
Gjyqtarë:Ervin Kotemelo,Bariokels Hamzaj,Amarildo Spahiu
Spektakël në miqësoren mes Skënderbeut dhe Besës në Korçë. Katër gola për një përmbysje të çmendur të Skënderbeut,ndërsa Besa me dy fytyra nuk ja del të mbaj avantazhin e pjesës së parë.

Ndeshja

Ndeshja miqësore mes Skënderbeut dhe Besës nisi pa raste dhe e qetë nga të dyja skuadrat,madje u deshën minuta të tëra që skuadrat vetëm të qarkullonin topin në fushën e lojës.
Duhet të vinte minuta e 18-të që Besa të shtangte Skënderbeun,teksa është Çinedu që pas një gabimi të mbrojtjes,i ndodhur në zonë, gjuan dhe 0-1 për Besën.
Pas avantazhit të miqve është Skënderbeu që përpiqet të fitojë terren,por sërish pa raste në 16-të metrat e fundit të portës kavajase. I vetmi moment delikat në portën e Besës është ai i minutës së 34-të teksa pas një goditje dënimi në hyrje të zonës,Nasr për Skënderbeun gjuan,por vetëm këndore.
Në fakt goditjet e këndit në pjesën e parë për Skënderbeun kan qenë të shumta, por pa rezultat.
Një pjesë e parë që përfundon me avantazhin e Besës,por me lojë të dobët në fushë nga të dyja skuadrat,teksa më e fituar ka dalë Besa që udhëhoqi 0-1 në qytetin juglindor ndaj Skënderbeut vendas.
Pjesa e dytë nis pa ndërrime nga të dy teknikët,ndërkohë që sërish lojë pa raste dhe vetëm me qarkullime të topit nga të dy ekipet.
Në minutën e 52-të Skënderbeu do të zgjohej,teksa është Saleh Nasr që në hyrje të zonës në krahun e majtë të sulmit,gjuan dhe topi përplaset në shtyllën e majtë pingule dhe kthehet në lojë,atje talenti Ukiçi gjuan dhe këtë herë topi përfundon në rrjetë,duke barazuar rezultatin në 1-1.
Pas golit në të 60 minutë është Nasr i rrezikshëm në zonë,por del bashkë me topin jashtë,ndërkohë që pas kësaj minute fillojnë edhe ndërimet për të dyja skuadrat në fushë.
Duhet të vinte e 67-ta minutë që Skënderbeu të shënonte. Këtë herë është Tajo që në zonë nuk e ka të vështirë të shënojë golin e dytë dhe të avantazhit.
Pak minuta më vonë një tjetër rast të mirë pati edhe Janaqi,por topi grushtohet nga portieri kavajas dhe përfundon në këndore. Pas këtij momenti Skënderbeu merr frenat e lojës në dorë dhe ka raste shënimi,ndërkohë që kavajasit duket se janë dorëzuar.
Në minutën e 90-të dhe të fundit është i sapoardhuri te Skënderbeu,Gjini që vulos fitoren duke shënuar edhe golin e tretë.
Përfundimisht Skënderbeu fiton 3-1 ndaj Besës,me një Skënderbeu superior në pjesën e dytë.

Fatos Lamaj

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img