Ishte deklaruar nga ana e stafit teknik të Korçarëve se në ditët e para të kësaj jave do të fillohej edhe me prezantimet e futbollistëve që janë afruar ose do të afrohen nga merkato.
Fillimisht u bë me dije për futbollistët që do të largoheshin dhe kjo lidhej me afrimet. Deri në këto momente janë katër futbollistë që jan larguar dhe po kaq priten që edhe të afrohen.
I pari tashmë është prezantuar që do të veshë fanelën e korçarëve dhe ai është portugezi Paulo Estrela,por ky është vetëm fillimi edhe pse nuk u bë i mundur që sulmuesi nga Kolombia të vishte fanelën e klubit bardhekuq. Tani është radha e dy futbollistëve të tjerë.
Nga burime më se të sigurta pranë korçarëve mësohet se ditën e sotme do të kemi edhe prezantimet e radhës. Korçarët nuk nxitohen në deklarime për merkaton,ata bëjnë publik emrat vetëm në momentin që hidhet firma mbi kontratat dhe sot besohet shumë se do të ketë zhvillime shumë pozitive.
Ndeshja e radhës është tashmë më afër se kurdo, kur do të luhet kundër Partizanit dhe Shkënderbeu kërkon që të meren shpejt masat për federimin e futbollistëve dhe çështja e dokumentacionit nuk duhet të jetë pengesë për aktivizimin e tyre.
Fatos LAMAJ