Partizani nuk ka mundur dot të mposhtë Skënderbeun duke barazuar në një ndeshje emocionuese. Pjesa e parë ishte mjaft e luftuar, me ritmin që ishte i lartë në “Arenën e Demave”.
Të kuqtë kaluan në epërsi në minutën e 43-të, me anë të Bintsuka, i cili nga fare pranë nuk mund të gabonte. Kur u duk se Partizani po fitonte, Nikaj barazoi në minutat e fundit për korçarët.
Me këtë pikë Partizani shkon në vendin e parë të tabelës me pikë të barabarta me Dinamon dhe Vllazninë e dy vendeve më poshtë. Ndërsa Skënderbeu mbetet në fundin e tabelës me 16 pikë të grumbulluara.