Skënderbeu mbush arkat, talenti i korçarëve transferohet në Danimarkë

Skënderbeu vazhdon që të mbushë arkat e klubit, duke shitur lojtarët e tij më të mirë në klube të rëndësishme të Evropës. Nga sa mwsohet, sulmuesi Ivan Djantou do të transferohet në Danimarkë te skuadra e Sonderyskes. 200 mijë euro do të përfitojë skuadra korçare nga shitja e lojtarit.

22-vjeçari nga Kameruni ka zhvilluar 17 paraqitje me skuadrën korçare këtë sezon dhe ka shënuar edhe 1 gol. Ivan Djantou do të luajë edhe ndeshjen e fundit të sezonit me Skënderbeun (sfidën kundër Vllaznisë në Final 4, e vlefshme për vendin e tretë) dhe më pas do të nisë një aventurë të re në Danimarkë).

Sonderyske ka arritur që të sigurojë ngjitjen në elitën e futbollit danez. RTSH Sport mëson se marrëveshja mes dy klubeve është arritur dhe mungon vetëm zyrtarizimi, që do të vijë në përfundim të sezonit futbollistik.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu