Skënderbeu dhe Laçi kanë luajtur ditën e sotme ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të Superiores. Kjo sfidë e zhvilluar në stadiumin e Korçës përfundoi 2-1 në favor të vendasve.
Golat për korçarët u shënuan nga Vasquez dhe Bismark, ndërsa për Laçin golin e vetëm e shënoi Traore. Me këtë humbje, kurbinasve u bëhet “ferr” Superiorja, pasi akoma nuk kanë shijuar triumfin këtë sezon.
Laçi renditet në vendin e fundit në tabelë me vetëm 3 pikë të grumbulluara. Në krahun tjetër, Skënderbeu me 7 pikë shkon në vendin e 6-të.