Skënderbeu, surpriza e sezonit futbollistik 2023-2024

Skenderbeu eshte skuadra me protagoniste ne dy javet e para te “Abisnet Superiore”. Korçaret kan arritur te grumbullojne 6 pike, teksa kan mposhtur Egnatian ne transferte dhe kan fituar ndaj Dinamos ne shtepi.

Triumfe keto me rezultatin minimal 1-0, por qe tregon se “Ujqerit e Debores” jan rikthyer protagoniste ne Superiore dhe tashme jan nje skauder cinike. Ivan Gvozdenoviç ka arritur te ndertoj nje skuader kompakte dhe qe te ndeshkon atehere kur nuk e pret duke shfrytezuar keshtu çdo sekond te lojes.

Dy fitoret e siguruara kete fillim sezoni na rikthejne ne sezonet e hershme, kur Skenderbeu bente “ligjin” ne kampionat dhe arrinte të shpallej kampion me diference ndaj rivaleve. Per te pare dy fitore rresht te korçareve ne kampionat ne dy javet e para te Superiores duhet te rikthehemi ne vitet 2014/2015 dhe 2015/2016.

Ne sezonin 2014-2015 Skenderbeu do te fitonte 1-0 me Elbasanin ne “Elbasan Arena” dhe siguronte 3 piket edhe me Laçin ne Korçe me shifrat 2-0. Ne kete sezon korçaret do te shpalleshin kampion me 79 pike,4 me shume se Kukesi i vendit te dyte.

Edhe ne sezonin 2015-2016 do te kishin keto rezultate. Vllaznia-Skenderbeu 0-1dhe Skenderbeu-Kukesi 1-0 ,teksa do të shpalleshin kampion me 79 pike,5 me shume se Partizani i vendit te dyte.

Shifra keto qe tregojne se Skenderbeu e ka nisur ne rrugen e duhur kete sezon dhe si kurr me pare eshte i etur per te tentuar rikthimin te titulli kampion. Mbetet te shihet nese do tu mbajne kembet per te vazhduar me rezultatet pozitive deri ne fund te sezonit.

Fatos LAMAJ

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu