Friday, September 20, 2024

“Skënderbeu”-“Vllaznia” në moviolën e specialistëve të gjykimit

Lexo

Penalltia e dhënë në favor të korçarëve, por edhe raste të tjera të ndeshjes Skënderbeu-Vllaznia e vlefshme për javën e 22-të të Superligës. kanë qënë objekt i moviolës në studiot sportive televizive të kryeqytetit. RTSH dhe Top Channel.

Përgjithësisht, nga analizat e bëra, për rastin e dhënies së pellalltisë në favor të Skënderbeut, madje edhe ndëshkimin me karton të kuq portjerit Zogoviç, specialistët përkatës e konsiderojnë të mirëqënë. Por, gjithnjë me rastin e penalltisë, moviola bën të ditur se ecuria e aksionit pa shkuar tek ndërhyrja e portjerit Zogoviç është shoqëruar me një faull të dukshëm në dën të futbollistit kuqeblu, Diagne gjatë dyluftimit ajror në hyrje të zonës së Skënderbeut. Një faull ky që nëse do të jepej, atëherë rasti i penalltisë do të bëjë i pavlefshëm.

Ndërkohë, gjithjë me ndeshjen Skënderbeu-Vllaznia, specialistët e moviolës bëjnë të ditur se gjatë një dyluftimi pa top në vijën anësore, kroati Ante Aralica godet me brryl lojtarin e Skënderbeut, rast që konsiderohet për karton  të kuq.

Për karton të kuq, por në dëm të korçarëve është ndërhyrja e kapitenit vendas Zguro në një konflikt të hapur me futbollistët e Vllaznisë. Situatë kjo, edhe pse u shoqërua nga incidente të njëpasnjëshme, kaloi pa asnjë ndëshkim për skuadra  vendase.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img