Wednesday, November 19, 2025

Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi, shkëlqen në Botërorin e Skive në Finlandë, e para mes “tokësoreve”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Lara Colturi ka qenë protagoniste absolute në lëshimin e parë të ditës së sotme në Finlandë ku në Levi po mbahet etapa e dytë e Botërorit të Skive.

Skiatoria kuqezi ka përfunduar me sukses lëshimin e parë duke dhënë kohën e dytë më të shpejtë. Ajo ishte vetëm +1.08 më e ngadaltë se “mbretëresha” e këtij sporti Mikaela Shiffrin (0:56.08).

Ashtu siç pritej skiatoria amerikane dominoi lëshimin e parë në një pistë ku ka fituar plot tetë herë në karrierë.

Lara Colturi do të ketë një tjetër provë ditën e sotme ku rreth prës 13:00 në RTSH Sport HD do të keni mundësi që të ndiqni edhe lëshimin e saj të dytë.

Kupa e Botës në Ski në RTSH/ Slalomi i parë live në RTSH Sport HD

Radio Televizioni Shqiptar ka përcjellë emocionet e Kupës së Botës në Ski. Pas garës në Solden, RTSH po sjell drejpërdrejt për të gjithë shikuesit, emocionet e etapës së dytë, e cila mbahet në Levi të Finlandës.

Lara Colturi, e cila përfaqëson ngjyrat e Shqipërisë ishte e 12-ta në radhë për t’u lëshuar, duke marrë vendin e dytë provizorisht ndërsa Mikaela Shiffrin vendosi menjëherë kohën për t’u mundur në Levi të Finlandës.

Skiatoria amerikane ka regjistruar kohën 0:56.08 në lëshimin e parë. Lara Colturi renditet e dyta provizorisht pas lëshimit të parë në Kupën e Botës së Skive në Levi të Finlandës.

Skiatoria kuqezi ka përfunduar provën e saj të parë duke dhënë një kohë spektakolare vetëm +1.08 larg kohës së Mikaela Shiffrin.

Botërori i Skive në Levi – Renditja pas lëshimit të parë në slalom

1 .Mikaela Shiffrin  0:56.08

2 .Lara Colturi      +1.08

3 .Lena Dürr         +1.49

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img