“Socca EuroCup 2025”/ Trajneri Irtan Sejko publikon listën e lojtarëve të grumbulluar për Kampionatin Europian

Kombëtarja shqiptare “Socca 6×6” në minifutboll është gati për Kampionatin Europian “Socca EuroCup 2025”, që do të zhvillohet në Moldavi nga data 4 deri më 8 qershor. Shqipëria ndodhet në Grupin E, së bashku me Gjermaninë, Gjeorgjinë, Turqinë dhe Çekinë.

Trajneri Irtan Sejko, ka publikuar listën me 11 lojtarët e përzgjedhur që do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë kompeticion.

Futbollistët e grumbulluar janë: Kejd Myrta, Kleidis Branica, Bernad Gllogjani, Flavio Prendi, Giovani Hoxha, Guido Tepshi, Edison Mazreku, Steven Kodra, Mario Ademi, Xhulian Reci dhe Mehmet Hoxha.

Rrugëtimi i kuqezinjve në “Socca EuroCup 2025” nis më 4 qershor, ku në ndeshjen e parë do të përballen me Gjeorgjinë, në orën 15:00.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu