Bashkia Shkodër, e ka kthyer tashmë në traditë organizimin e spektakleve artistike dhe sportive në sheshin para Bashkisë duke i afruar bashkëqytetarëve mundësinë e argëtimit me familjet e tyre.
Sonte është radha e sportit, pasi në mbrëje, duke filluar nga ora 20:45, kombëtarja e Shqipërisë luan një transfertë të rëndësishme për fatet e kualifikimit të Botërorin 2026.
Ashtu si edhe në eventet e tjera të mëparshme, Kryebashkiaku shkodran Benet Beci, ka organizuar me stafin e tij, që ndjekjen e kësaj ndeshje, ta shijojnë së bashku me bashkëqytetarët e tij në sheshin para Bashkisë.
Nga sa bëhet e ditur, në shesh do të montohet ekrani gjigand për të shijuar direkt transmetimin e ndeshjes nga stadiumi “Gradski stadion Dubočica”, në Leskovac, supersfidën Serbi-Shqipëri.
Një ambient, që ashtu që edhe në eventet e mëparshme, të pranishmëve do t’u afrohet një shërbim special me pije dhe asortimente të ndryshme, me shprehet se emocionet e kësaj ndeshje të shpërblehen në fund me një rezultat pozitiv të kuqezinjëve tanë.
“Sytë dhe zemrat e shkodranëve, ashtu si të gjithë shqiptarëve, janë sonte në Serbi, në mbështetje të djemve kuqezi.
Le të jemi të gjithë bashkë në “Fan Zone – Arena Kuqezi”, në sheshin para Bashkisë Shkodër, për të ndjekur dhe përjetuar emocionet e një rezultati historik të kombëtares sonë!
Sheshi para Bashkisë Shkodër
Ora 20:45
#ArenaKuqezi #FanZoneShkodër #Kuqezi #ForcaShqipëri #Shkodra”, shkruhet në postimin zyrtar të Bashkisë Shkodër.



