Saturday, January 24, 2026

Sot, 3 sfidat e para të javës së 21-të “Abissnet Superiore”: Bylis–Egnatia 13:30 Tirana–Flamurtari 13:30, Vllaznia – Partizani 16:30

Lexo

- Reklamë -spot_img

Bylis–Egnatia Tirana–Flamurtari dhe
Vllaznia – Partizani, janë tre sfidat e para të Kampionatit Kombëtar të Futbollit për  “Abissnet Superiore” për javën e 21-të.

Në orën 13:30, Bylisi pret Egnatian në Ballsh, në një duel ku të dyja skuadrat kërkojnë rikthimin te fitorja. Ndërkohë, në “Selman Stërmasi”, Tirana do të përballet me Flamurtarin, në një ndeshje ku bardheblutë synojnë të vazhdojnë momentin pozitiv të javëve të fundit, ndërsa Flamurtari kërkon vazhdimësinë pas suksesit të fundit në kampionat.

Ndeshja më e rëndësishme e kësaj dite është ajo që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës prej orës 16:30, Vllaznia – Partizani, që konsiderohet edhe si supersfida e kësaj jave. Të dyja skuadrat vijnë me moral të lartë dhe objektiva të qarta, duke e kthyer këtë duel në një nga përballjet më të pritura të javës.

Dy ballafaqimet e tjera të javës së 21-të do të luhenh të dielën. Në stadiumin e Vorës, Teuta do të përballet me Vorën, ndërsa java do të mbyllet në “Elbasan Arena” me një tjetër ndeshje të fortë mes AF Elbasanit dhe Dinamo City, dy skuadra që luftojnë për kreun e renditjes.

Kalendari i javës së 21-të Abissnet Superiore

Sot

Bylis – Egnatia  13:30
Tirana – Flamurtari 13:30
Vllaznia – Partizani  16:30

Nesër
Teuta – FK Vora 13:30
AF Elbasani – Dinamo City 16:30

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img