Sot luhet finalja e tretë e Superligës së basketbollit të meshkujve në orën 19:30 ndërmjet Besëlidhjes dhe Tiranës, takim që mund të mbyll përfundimisht edhe çështjen e titullit në rast të një fitoreje të lezhjanëve.
Skuadra e Afrim Bilalit kryeson 2-0 serinë e finaleve. Tashmë do të jetë radha e finales së tretë, me Tiranën që kërkon të rihapë garën, ndërsa Besëlidhja të mbyllë përfundimisht atë për të ngritur lart titullin e parë në histori për lezhjanët.
Pritet që ky takim të ndezë pallatin e sportit “Asllan Rusi” me mbështetjet e tifozërive të dy skuadrave.