Wednesday, November 27, 2024

Sot, tre duelet e fundit të Superiores-java e 19-të. Spikat, Erzeni-Vllaznia

Lexo

Java e 19-të e kategorisë Abissnet Superiore filloi ditën e djeshme me dy ndeshjet e para, Kukësi-Tirana dhe Bylis-Kastrioti. Dy beteja me të vertetë shumë të forta dhe luftarake, të cilat kishin në objektiv kreun e renditjes dhe mbijetesen në Superiore.

Me dy gola në secilen pjesë të lojës, Kukësi mundi Tiranën 2-0, duke marrë frymëmarrjen e duhur pas shumë javëve me plot peripeceri, ku mbante vendin e fundit në renditje dhe tashmë është në vendin e tetë.

Fitore të rëndësishme arriti edhe Bylisi, i cili mundi në “Adush Muça” Kastriotin  me rezultatin 1-0 duke u ngritur në vendin e shtatë me një pikë më shumë sesa Kukësi. E ndërsa, krutanët e Kastriotit zhyten në fund të renditjes me 19 pikë.

Ndërkohë, sot, java e 19-të e Superiores vijon edhe me tre duele të tjera, që për hirë të së vertetes, që të tre janë për t’u ndjekur, pasi pritet të dhurojnë një luftë të fortë sportive. Gjithësesi, mes tre çifteve, Laçi-Teuta, Partizani-Egnatia dhe Erzeni-Vllaznia, ky i fundit pritet të jetë më i spikaturi i ditës së sotme.

Sfida e parë, Laçi-Teuta nis në orën 13:00, ndërkohë që dy duelet e tjera, Partizani-Egnatia dhe Erzeni-Vllaznia do të luhen në të njëjtën orar, atë 19:00. Në fakt, për përballjen, Erzeni-Vllaznia, fillimisht, ishte planifikuar të niste në orën 16:00, por FSHF në bashkëpunim me kompaninë televizive Over Sport, që ka të drejtën e transmetimit, vendosen që ta spostojnë edhe këtë ndeshje në një orar më të ndjekur, atë 19:00.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img