Tuesday, December 23, 2025

Sot(e shtunë), dy duelet e fundit të javës së 17-të “Abissnet Superiore”: Tirana – Vllaznia(13:30), Bylis – AF Elbasan(13:30)

Lexo

- Reklamë -spot_img

Tirana – Vllaznia dhe Bylis – AF Elbasani, janë dy takimet e ditës së sotme të kategorisë  “Abissnet Superiore”. Që të dyja sfidat nisin në orën 13:30, me klasiken Tirana-Vllaznia që do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe atë Bylis – AF Elbasani, në stadiumin “Adush Muçaj” të Ballshit.

Java e 17-të e Abissnet Superiore ka nisur ditën e djeshme me tre ballafaqimet e para, ku  Egnatia mundi Partizanin me rezultatin 2-1, po kështu edhe Dinamo mundi Vorën me përmbysje 2-1, ndërkohë që sfida e fundit që u luajt në orët e mbrëmjes, Flamurtari – Teuta, duel ky i përfshirë edhe në incidentet e tifozëve vlonjatë që detyar arbitrin Hamitaj të ndërpresë ndeshjen për shumë minuta, u mbyll në barazim 2 me 2.

Kalendari i Javës së 17-të të Abissnet Superiore

Dje

Egnatia – Partizani, 2-1

Dinamo City – FK Vora, 2-1

Flamurtari – Teuta, 2-2

Sot

Tirana – Vllaznia, (13:30)

Bylis – AF Elbasani, (13:30)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img