Ballina Futboll Spektakël golash dhe ndryshime në krye, java e 13-të e FSHF Sunday...

Spektakël golash dhe ndryshime në krye, java e 13-të e FSHF Sunday League 9×9 ndez garën në të dy grupet

FSHF Sunday League 9×9 vazhdon të dhurojë emocione dhe rezultate interesante, teksa java e 13-të e kampionatit amator solli përmbysje, goleada dhe lëvizje të rëndësishme në renditje në të dy grupet.

Në Grupin A, vëmendja kryesore ishte te humbja e Alpha CrossFit, që u mposht 4-2 nga ANTIGONEAN, një rezultat që i kushton kryesimin. Barrikada përfitoi maksimalisht duke fituar 1-0 ndaj Three Lions 9×9 dhe tashmë merr vendin e parë me 34 pikë. FC Tigres afrohet ndjeshëm pas suksesit 3-2 ndaj FC Implant Swiss dhe ngjitet në kuotën e 32 pikëve, vetëm një pikë larg vendit të dytë.

Fitore bindëse regjistroi FC LUMINESEN, që triumfoi 7-0 ndaj Happy Dent Center, ndërsa Dymbedhjeta mori një sukses të thellë 6-2 kundër Friends Team. Immi fitoi 5-2 ndaj FC Mallakastra, ndërsa FC Confucius mposhti 3-1 Futura Dent. Tirana e Re siguroi tre pikë me fitoren 3-0 ndaj FC Messer.

Renditja e Grupit A kryesohet nga Barrikada me 34 pikë, ndjekur nga Alpha CrossFit me 33 dhe FC Tigres me 32, duke e bërë garën për kreun shumë të hapur.

Në Grupin B, FC Dajti vazhdon marshimin në krye pas fitores së pastër 3-0 ndaj Raiffeisen Bank dhe kryeson me 35 pikë. FC Domja qëndron në ndjekje me 34 pikë pas suksesit 4-1 kundër FC Storm, ndërsa ATS ndjek në  vendin e tretë pas fitores 4-1 ndaj Albamer dhe shkon në 32 pikë.

Ndeshja me më shumë gola të javës ishte ajo mes M&D dhe FC Vibes, e fituar nga M&D me rezultatin e thellë 10-2. Fitore të rëndësishme arritën edhe Primo MFC 5-1 ndaj FB Passion, Elso 5-1 ndaj Ju Ar Plast dhe Jata Market 3-0 ndaj Legjendat tt. Coca Cola Tepelena triumfoi minimalisht 1-0 ndaj Vila L MFC.

Pas javës së 13-të, renditja e Grupit B mbetet e ngjeshur në krye me vetëm tre pikë diferencë mes tre skuadrave të para, duke premtuar rivalitet të fortë në javët në vijim.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu