Friday, March 20, 2026

Spikati në sfidën Elbasani-Egnatia, por pa mundur të shënojë, Lajthia: E morëm lojën në dorë, më dhemb që nuk fituam!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Prononcimi i futbollistit elbasanas Xhonatan Lajthia, pas ndeshjes, Elbasani-Egnatia, 0-0

“Ishte një ndeshje shumë e fortë. E përballuam mirë se dolëm me të kuq në fillim, treguam karakter. E morëm lojën në dorë, më dhemb që nuk fituam.

Nga ndeshja në ndeshje jemi në rritje, sot e treguam kur dolëm me karton të kuq. Ishim solid në mbrojtje, dhe u munduam t’i kapim në kundërsulm. Bëmë lojën tonë, sulmuam dhe bëmë lojë të hapur. Ndeshje pas ndeshje jemi në rritje.

Isha pak nervoz sepse duelet ishin prezente, por e përballova dhe presionin. U ndëshkova me karton që nuk duhej, por mësim për herën tjetër.

Nuk e di a kam tre apo katër kartonë. Më duket kam tre, nuk e mbaj mend mirë.

E kishim përgatitur ndeshjen për të qenë super ofensivë. Do mundoheshim të bënim detyrat e trajnerit, fillimi i lojës ishte pak i vështirë. I rëndësishëm është reagimi që bëmë, jam shumë krenar për djemtë.

Portier? Shpresoj se jo, mos ta provoj. Jam në dispozicion të trajnerit, ekipit dhe shokëve. Do jap 100% përherë, derisa të dalim fitimtarë. Ky është karakteri im”, u shpreh Lajthia për “RTSH”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img