Ditën e djeshme u luajtën 5 sfidat e vlefshme për javën e 33-të të “Abissnet Superiore”, ku u siguruan 4 fitore dhe një barazim në derbin e kryeqytetit duke e lënë të pandryshuar diferencën mes kryesuesve bardhebluve me 2 pikë më shumë se të kuqtë e Kolelës.
Kukësi mposhti 3-0 në “Kukës Arena” skuadrën e Laçit duke iu larguar “play out”-it. Diferenca mes tyre është 4 pikë. Verilindorët ngjiten në vendin e 7-të në klasifikim, ndërsa kurbinasit zbresin në vendin e 5-të, pasi Vllaznia u merr vendin e 4-të, pas fitores të artë të kuqebluve. Ato fituan 1-0 ndaj Teutës në “Loro Boriçi” dhe tashmë janë 3 pikë më pak se Egnatia e vendit të 3-të, vend që të çon direkt në Europë.
Ndërsa rrogozhinasit u mposhtën 1-0 nga skuadra e Kastriotit. Kjo e fundit shkon në kuotën e 35 pikëve në vendin e fundit, por zona “play-out” është vetëm 4 pikë larg dhe mbahet nga Erzeni. Pikërisht shijakasit u mposhtën në duelin e mbijetsës nga Bylisi. Ballshiotët fituan 2-1 dhe grumbullojnë 36 pikë.
Nga ana tjetër, sa i takon titullit, derbi i kryeqytetit nuk nxori një fitues, mes Tiranës dhe Partizanint që ndanë pikët me barazim 1-1. Renditja nuk ndryshon, teksa tashmë bardheblutë kanë në dorë fatet e titullit kampion.
Kanë ngelur edhe 3 javë për t’u luajtur dhe gjithçka mbetet e hapur në të gjitha frontet.