Tuesday, December 2, 2025

Stafi i Akademisë Futbollit Vllaznia, vizitë dyditore në Madrid. Takim pune në Atlético de Madrid, me klube anëtare në të gjithë Europën

Lexo

- Reklamë -spot_img

ECA organizoi një vizitë dyditore inspiruese në Madrid, mikpritur nga Atlético de Madrid, me pjesëmarrjen e mbi 90 përfaqësuesve nga klube anëtare në të gjithë Europën. Mes tyre ishte edhe stafi i Akademisë Vllaznia: drejtori Alban Hasani, koordinatori Ndriçim Shtubina dhe trajneri i ekipit U19, Elvis Plori.

Ky event ofroi një mundësi të shkëlqyer për shkëmbim përvojash dhe njohuri mbi strukturën, metodologjinë dhe filozofinë e një prej akademive më të suksesshme në botën e futbollit.

Një eksperiencë frymëzuese që motivon përfaqësuesit e Vllaznisë të sjellim ide të reja dhe praktika moderne në zhvillimin e talenteve të rinj në Akademinë Vllaznia

Me interes është të theksohet se gjatë këtij takimi u dakordësua gjithashtu që në muajin shtator të zhvillohet një ndeshje miqësore mes ekipeve U15 të dy akademive – një hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin sportiv.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img