Sulejman Starova, specialist futbolli, analizoi në emisionin “Skaner” në MCN TV, fitoren e Tiranës ndaj Vllaznisë në Shkodër.
Sipas tij, Tirana në pjesën e parë ishte autoritare, ndërsa në të dytën u shpërfytyrua. Starova deklaroi se me lojën që Vllaznia po tregon, duket sikur nuk është as për Europë.
Vllaznia-Tirana është klasikja e futbollit shqiptar. Tirana në pjesën e parë ishte tamam skuadra që dëshiron të dalë kampion, skuadra autoritare. Ishte një rast i pastër për gol i Hasanit dhe më pas goli i Abazajt.
Vllaznia gjithmonë është përmendur si një skuadër me lojë të bukur, por kjo po mungon shumë. Në ndërrimet, Tirana humbi titullarët dhe i kapi paniku. U shpërfytyruan dhe jo me autoritetin që po dalin kampionë, por ia dolën të marrin fitoren,
Balaj nuk kapi top, sepse nuk luhet për të, por edhe kur luhet, bëhet shtrembër. Në pjesën e dytë ishte një Tiranë pa autoritet, por fitoi ndeshjen. Vllaznia më duket nuk është as për Europë, kështu si po luan.