Suksesin e rrëmbimit të dy titujve kampionë botëror, boksieri shkodran Nelson Hysa, e arriti në praninë e një numri të madh tifozësh, të cilët kishin tejmbushur shkallët e pallatit të sportit “Feti Borova” të Tiranës.
Pjesë e kësaj tifozërie ishte edhe një numër i konsiderueshëm i ardhur nga posaçërisht nga qyteti verior për të mbështetur kampionin e tyre, që përpara se të mbërrinte në boksin profesionist ka spikatur si një kampion absolut i Vllaznisë në boksin amator.
Por, përpos tyre, tërhiqte vemendjen edhe një grup pedagogësh të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës me në krye rektorin Tonin Gjuraj, të cilët mbështesnin kolegun e tyre pegagog, Nelson Hysa drejt një fitoreje historike.
Dhe, suksesi erdhi në mënyrën më të mirë, kur kampioni shkodran, Hysa, fitoi bindshëm ndaj kroatit Pesut, duke rrëmbyer dy tituj të mëdhenj botërorë. Gëzimi dhe entuziasmi i të gjithëve, shfaqej dukshëm tek sicili prej të pranishmëve, por për njërin prej tyre, Rektorin tifoz të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Tonin Gjuraj, ky sukses duhej të festohej në ring, ty ku ai u ngjit fluturimthi duke përqafuar kampionin Hysa, moment i fiksuar edhe në foton që shoqëron shkrimin.
E gjithë kjo atmosferë është përcjellë edhe në postimin zyrtar, që zyra e shtypit pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës ka shpërndarë ditën e sotme për publikun.
………………………..
“Një natë e paharruar për sportin shqiptar!
Mbrëmja e 10 tetorit 2025 do të mbetet në kujtesën e të gjithë sportdashësve shqiptarë!
Kolegu ynë, Nelson Hysa, shkëlqeu në ring duke fituar bindshëm në raundin e 3-të (nga 10) ndaj kroatit Pesut, në eventin Fury Fight Club 5
Me këtë fitore, Nelsoni rrëmben dy tituj të mëdhenj botërorë:
ËBO – Kampion Globi dhe ËBA – Ëorld Champion GOLD, duke na bërë krenarë si shqiptarë e shkodranë!
Ndeshja u zhvillua në një atmosferë elektrizuese në Pallatin e Sportit “Feti Borova”, Tiranë, të tejmbushur me tifozë që mbështetën kampionin tonë.
Në mesin e tyre ishte edhe Rektori Gjuraj, një dashamirës i madh i sportit dhe përkrahës i sportistit e kolegut tonë
Përveç suksesit në ring, Nelson Hysa është edhe asistent lektor në Departamentin e Edukimit Fizik dhe Sporteve në UNISHK, duke frymëzuar studentët me pasionin dhe përkushtimin e tij si sportist dhe pedagog.
Suksese të mëtejshme, Nelson!
Shkodra dhe Shqipëria janë krenare për ty!
#UNISHK #NelsonHysa #ËorldChampion #ËBO #ËBA #FuryFightClub5 #ShkodraKrenare #SportShqiptar #Boks #Kampion #ProudToBeAlbanian”, shkruhej në postimin e faqes së Universitetit të Shkodrës, Luigj Gurakuqi”.