Postimi i Kryetarit të Këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou
“Dy yje të Vllaznisë shkëlqyen këtë vit! Bomberi kuqeblu Bekim Balaj arriti një sukses të dyfishtë, duke fituar si “Këpucën e Artë”, falë 18 golave në 36 ndeshje të sezonit futbollistik 2023-2024 dhe 13 golave deri tani në sezonin aktual, ashtu edhe “Topin e Artë” për meshkuj. Ndërkohë, Ezmiralda Franja u shpall fituese e ‘Topit të Artë’ për femra, duke u vlerësuar si më e mira në futbollin shqiptar. Një arritje historike për klubin Vllaznia dhe krenari për futbollin shqiptar!