Besëlidhja e drejtuar me kompetencë dhe profesionalizëm është shpallur kampione e Shqipërise duke i dhuruar tifozërisë lezhjane për të dytin vit radhazi trofeun në fjalë, teksa ka mbyllur serinë e finalave 3-0 duke fituar në takimin e fundit në pallatin e sportit “Asllan Rusi” me rezultatin 134-64. Ishte një ndeshje e cila nisi me një lajm surprizë ku dy prej lojtarëve amerikanë nuk ishin të disponueshëm dhe i lojtari i tretë, andreës që e nisi në formacion u demtua në fillimin e ndeshjes.
Kjo bëri që ndeshja të mos kishte histori dhe skuadra lezhjane të kalonte në një avantazh të thellë që në pjesën e parë. Në fillim të periodës së trete avantazhi prek 40 pikë diferencë në favor të Besëlidhjes dhe trajneri Bilali vendos ti ulë titullarët.
Sërish Besëlidhja edhe me djemtë e rinj që u aktivizuan në pjesën e dytë arrin ta thellojë diferencën duke prekur në fund avantazhin prej 70 pikësh, diçka e rrallë për një ndeshje finale .