Finalja e shumëptitur mes Partizanit dhe Egnatias e vlefshme për “Final 4”, e cila po luhet që prej orës 19:00 në stadiumin “Air Albania” po shoqërohet me një luftë shumë të fortë sportive nga të dyja skuadrat kundërshtare duke e mbajtur takimin në një ritëm të lartë.
Egnatia e ka mbyllur na avantazh 1-0 pjesën e parë ndaj Partizanit, në finalen e titullit kampion. Vendos goli i shënuar nga Ibrahimoglu në minutën e 35-të, që i dha avantazhin rrogozhinasve.
Partizani gjeti golin me Bintsouka, por arbitri Taylor, e anuloi për prekje me dorë në zonë. Në rast se ndeshja mbyllet me këtë rezultat, titullin do e fitonte Egnatia, por janë edhe 45 minuta për tu luajtur.